image Finlanda dhe Suedia të mërkurën i dorëzojnë aplikimet për NATO

Botë

Finlanda dhe Suedia të mërkurën i dorëzojnë aplikimet për NATO

news image

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO të mërkurën, ka njoftuar kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, gjatë një konference të përbashkët me presidentin finlandez, Sauli Niinisto të martën në Stokholm.

Demokracia ka fituar. Kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, ka thënë Niinisto duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që ky aplikim mori më 17 maj në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez“, raportoi CNN.

Ndërsa Andersson ka thënë se Suedia pret të bashkëpunojë me Turqinë brenda NATO-s.

Komenti i saj i është drejtuar deklaratës së mëparshme të presidentit turk të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO lidhur me sanksionet ndaj Turqisë dhe akuzoi të dy vendet për strehimin e organizatave terroriste kurde.

/GazetaSinjali/