Po vazhdojnë aksidentet në rrugët e Kosovës, të cilat po shënohen vazhdimisht nga pakujdesia e shoferëve në rrugë.
Një veturë është aksidentuar në qytetin e Klinës, pasi dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar duke u rrotulluar derisa ka dalur komplet nga rruga kryesore.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar për detajet e rastit.