image Vetaksidentohet kamioni në Gllarevë të Klinës

Siguri

Vetaksidentohet kamioni në Gllarevë të Klinës

news image

Një kamion është vetaksidentuar sot rreth orës 07:56 në Gllarevë të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky vetaksident ka mbetur i lënduar vozitësi i kamionit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:56 të mëngjesit policia është njoftuar për një vetaksident në Gllarevë. Me të arritur është konstatuar se është vetaksidentu një kamion. Vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime, por jo shumë të rënda. Ai është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/