image Vetaksidentohet kamioni në autostradë, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Vetaksidentohet kamioni në autostradë, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën Ibrahim Rugova, ku një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni, me ç’rast kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur mbrojtësen, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-35.png

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në lirimin e plotë të rrugës.

“Rreth orës 19:00 ne autostradë Ibrahim Rugova,  Suharek/ Duhel

Raportohet se një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni dhe si pasoj kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur mbrojtësen e  me ç’rast lëndime kanë marr dy persona.

Njësitet kompetente dhe ato policore për menaxhim dhe kontroll te autostradës kane dale ne lokacion dhe po merren me rastin. Njeri krah i rrugës është liruar për qarkullim aktualisht, dhe po punohet deri ne lirimin e plote te rruges nga autoritetet kompetente”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/