Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën Ibrahim Rugova, ku një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni, me ç’rast kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur mbrojtësen, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në lirimin e plotë të rrugës.
“Rreth orës 19:00 ne autostradë Ibrahim Rugova, Suharek/ Duhel
Raportohet se një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni dhe si pasoj kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur mbrojtësen e me ç’rast lëndime kanë marr dy persona.
Njësitet kompetente dhe ato policore për menaxhim dhe kontroll te autostradës kane dale ne lokacion dhe po merren me rastin. Njeri krah i rrugës është liruar për qarkullim aktualisht, dhe po punohet deri ne lirimin e plote te rruges nga autoritetet kompetente”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/