image Vetaksidenti në Rufc të Lipjanit, policia jep detaje

Kosovë

Vetaksidenti në Rufc të Lipjanit, policia jep detaje

news image

Rreth orës 14:20 në fshatin Rufc të Lipjanit ka ndodhur një vetaksident, ku është përfshirë një veturë në lëvizje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë me dije se, si pasojë e këtij vetaksidenti, lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 14:20, në fshatin Rufc -K.Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/