image Vetaksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, policia jep detaje

Siguri

Vetaksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, policia jep detaje

news image

Sot pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në km-22 drejtimi i Vermicës  ka ndodhur një vetaksident trafiku me lëndime, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, i cili tha se një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Kelani po ashtu tha se si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.

“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostradën ,, Ibrahim Rugova”, në km-22 drejtimi i Vermicës  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/