image Dy aksidente trafiku në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Dy aksidente trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri aksident ka ndodhur rreth orës 12:50, kurse tjetri aksident ka ndodhur rreth orës 14:30.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastet.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar në këto aksidente.

“Mund të konfirmojmë se, sot me 29.12.2020 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në intervalin kohor prej orës 12:50 deri në 14:30, janë raportuar dy aksidente të trafikut. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me raste”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

/Gazeta Sinjali/