image Vetaksident trafiku në Drenas, vetura kalon rrethojat e rrugës

Siguri

Vetaksident trafiku në Drenas, vetura kalon rrethojat e rrugës

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:05 në fshatin Tërstenik të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se nuk ka pasur persona të lënduar në këtë vetaksident.

“Sonte, më 15.09.2020, në ora 21:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Terstenik të Drenasit. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident), nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Njësia policore ka dalë dhe është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Më poshtë janë videot të siguruara nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se vetura e aksidentuar ka devijuar tërësisht nga rruga, duke kaluar edhe rrethojat e rrugës./Gazeta Sinjali/