image Vetaksident te “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

Siguri

Vetaksident te “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur te “Qafa e Duhlës”, konkretisht në magjistralen Shtime-Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili deklaroi se vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.

“Një femër pasagjere ka marrë lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Suharekë, është liruar në shtëpi”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se me rastin janë duke u marrë njësia policore e Prizrenit./GazetaSinjali/