image Vetaksident në Suharekë, lëndohet një femër

Siguri

Vetaksident në Suharekë, lëndohet një femër

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Grajkoc në Suharekë, si pasojë e të cilit një femër është lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Prizren kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë, pasi që ajo ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.

Ky rast besohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit së djeshëm.

/Gazeta Sinjali/