image Në vitin 2020 u lindën mbi 28 mijë foshnje - Sinjali

Në vitin 2020 u lindën mbi 28 mijë foshnje

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të ditur të dhënat vjetore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020, për herë të parë duke u bazuar në të dhëna administrative.

Në vitin 2020 janë regjistruar 28 mijë e 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 mijë e 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 mijë e 567 ishin femra ose 48.2%.

Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12 mijë e 987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7 mijë e 222 ose 55.6% të rasteve ishin meshkuj dhe 5 mijë e 765 ose 44.4% të rasteve ishin femra.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjes Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin