Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Grajkoc në Suharekë, si pasojë e të cilit një femër është lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Prizren kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë, pasi që ajo ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.
Ky rast besohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit së djeshëm.