Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ku është përfshirë një veturë, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij vetaksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona dhe për shkak të lëndimeve që kanë marrë janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, ka njoftuar Ahmeti. /GazetaSinjali/