Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 17:44 minuta, ka ndodh një vetaksident në rrugën “Ukë Bytyqi” te rrethi në Bazhdarhane. Një veturë e tipit ‘Golf’ duke mos e përshtatur shpejtësisë e lëvizjes ka goditur tri shtylla elektrike dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka konfirmoi Osmanollaj për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/