image Vetaksident në Prishtinë, lëndohet shoferi

Siguri

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet shoferi

news image

Sot rreth orës 13:31 në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një vetaksident trafiku, njofton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili po e drejtonte veturën që u aksidentua.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 13:31, në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë (vetaksident). Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me aksidentin”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/