image Vetaksident në Pejë, shoferi përplaset me shtyllën elektrike dhe më pas godet një këmbësor

Siguri

Vetaksident në Pejë, shoferi përplaset me shtyllën elektrike dhe më pas godet një këmbësor

news image

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:40, Policia është informuar për një vetaksident, i cili ka ndodhur ne rrugën “Konferenca e Bujanit” në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor, vetura fillimisht e ka goditur shtyllën elektrike e më pas këmbësorin, i lënduari është dërguar në Spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Rugova.

/GazetaSinjali/