image Vetaksident në Pejë, lëndohen 3 persona

Kosovë

Vetaksident në Pejë, lëndohen 3 persona

news image

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:12, në “rrugën e Transitit” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 18:12 në rrugën transit është vetaksidentuar një veturë. Janë lënduar 3 persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, po ashtu hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/