image Vetaksident në Mamushë, personi në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Vetaksident në Mamushë, personi në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në dalje të Mamushës në rrugën ”Novak”, ku një person për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet dhe rrethanat e rrugës, ka humb kontrollin duke dalur jashtë rruge dhe duke rënë në përrockë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Më datën dhe kohën e lartëshënuar në dalje të fshatit Mamushë, në rrugën për Novak, ka ndodh aksident trafiku (vetaksident) me lëndime trupore. Deri te aksidentimi ka ardhur përderisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e markës Nissan Navarra, ngjyrë e kuqe, me targa vendore në drejtimin Mamushë – Novakë, kur arrin rreth 1 km në dalje të Mamushës, tek ura, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve dhe rrethanave të rrugës humb kontrollin duke dalur jashtë rruge dhe duke rënë në përrockë”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka treguar se personi ka pësuar lëndime të rënda, me ç’rast ka mbetur i shtrirë në repartin e kirurgjisë, ku sipas mjekëve, personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Me këtë rast është lënduar vet i dyshuari. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit të Prizrenit, me ç’rast për shkak të lëndimeve të pësuara mbetet i shtrirë në repartin e kirurgjisë. Sipas mjekëve lëndimet janë të rënda, mirëpo jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet për kundërvajtje”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Sinjali/