image Vetaksident në Lipjan, lëndohet një person

Siguri

Vetaksident në Lipjan, lëndohet një person

news image

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Lipan-Janjevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person i cili më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Lipjan-Janjevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/