image Vetaksident në magjistralen Gjilan - Prishtinë

Siguri

Vetaksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Slivovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se një veturë është vetaksidentuar.

Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhë. Është vetaksident, është raportuar vetëm për dëme materiale”, deklaroi Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/