Një vetaksident ka ndodhur sonte në Gjakovë ku për pasojë është lënduar shoferi i veturës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Një veturë ka godit një shtyllë elektrike në Gjakovë. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar vetëm shoferi i cili pas trajtimit në spital është liruar për në shtëpi”, tha Elezaj.