Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, ku shoferi ka humbë drejtimin e automjetit dhe është rrokullisur në rrugën Deçan-Gjakovë.
“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari#1 kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan –Gjakovë dhe kur arrin ne fshatin Skivjan KK-Gjakovë pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë, nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, papritmas e humbë drejtimin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet“, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Sinjalin.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy persona, shoferi dhe një person tjetër në veturë, ku fillimisht janë dërguar në emergjencën e spitalit të Gjakovës, ku për shkak të lëndimeve që bashkëvozitësi ka marrë është dërguar në QKUK./GazetaSinjali/