Një veturë e tipit “Audi”, është vetaksidentuar në qendër të Gjakovës, pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi timonin dhe ka goditur shtyllën elektrike.
Dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi gjatë ngasjes së automjetit.
Përveç dëmeve materiale nuk dihet për pasoja në njerëz. Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin./Sinjali/