image Aksident në Korenicë të Gjakovës, një person dërgohet në QKUK

Siguri

Aksident në Korenicë të Gjakovës, një person dërgohet në QKUK

news image

Sot rreth orës 10:10 në fshatin Korenicë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një biçiklisti, ku si pasojë e lëndimeve biçiklisti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke e trajtuar rastin.

/GazetaSinjali/