image Vetaksident në Dobrushë të Istogut/ Rrotullohet vetura, lëndohet një person

Siguri

Vetaksident në Dobrushë të Istogut/ Rrotullohet vetura, lëndohet një person

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dobrushë të Istogut ku një veturë është rrotulluar. Nga aksidenti ka pësuar lëndime një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Diku rreth orës 17:35 në fshatin Dobrushë ka ndodhë një vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ai shtoi se ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar deri te aksidenti megjithatë hetuesit janë duke kryer shikimin e vendit të ngjarjes.

/GazetaSinjali/