image Veseli takohet me Apostolovën, i tregon se çfarë opozite do të jetë PDK-ja

Kosovë

Disfata/ Veseli takohet me Apostolovën, i tregon se çfarë opozite do të jetë PDK-ja

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot është takuar me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolovën.

Pas takimit, kreu i PDK-së ka treguar se i ka thënë Apostolovës që partia e tij do të jetë opozitë efikase dhe konstruktive, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Nataliya Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veseli

Veseli dhe partia e tij, përkundër fushatës shumë aktive dhe kontraverse, ka pësuar disfatë të rëndë në zgjedhjet e 6 tetorit, duke dalë partia e tretë për nga votat e marra. /Gazeta Sinjali/