image Veseli niset për në Hagë: Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve serbe

Kosovë

Lufta/ Veseli niset për në Hagë: Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve serbe

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot është nisur për në Hagë, atje ku nesër do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.

Ish-kryetari i Kuvendit, nga aeroporti “Adem Jashari” ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por edhe moment që të rikonfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara. Gjykata Speiciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe por në të njëjtën kohë është moment ndërkombëtar për ta rikonfimuar pastërtinë luftën e popullit tonë, luftën e UCK-së”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur se ndjehet krenar dhe falenderues ndaj Zotit që ka qenë pjesë e UÇK-së, duke shtuar se atë periudhë nuk do ta ndërronte me asgjë.

“Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka mundur t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shmë krenar, e falenderoj Zotin për këtë. E rikonfirmoj edhe njëherë, me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jete krenare. UÇK-ja është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka theksuar Veseli.

Intervistimi i Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar për 4 dhjetor, por më pas ishte shtyrë për datën 10 dhjetor.

Veseli nuk ka treguar asnjëherë nëse Gjykata Speciale e ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo si dëshmitar. /Gazeta Sinjali/