image Veseli: Ky kryeministër do ta kthejë Serbinë në Kosovë, e kam paralajmëruar rrezikun në Kuvendin e Kosovës

Kosovë

Konferencë/ Veseli: Ky kryeministër do ta kthejë Serbinë në Kosovë, e kam paralajmëruar rrezikun në Kuvendin e Kosovës

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur konferencë për media lidhur me karantimin e dy komunave të Kosovës nga Serbia, për të cilën ka raportuar mbrëmë Gazeta Sinjali.

Veseli tha se në Kuvendin e Kosovës e ka paralajmëruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Por, tha se nuk e ka menduar se do të ndodhë aq shpejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në Kuvendin e Kosovës kam paralajmëruar rrezikun se ky kryeministër do ta kthejë Serbinë në Kosovë, por kjo gjë po rrezikon të ndodhë më shpejtë se që e kam menduar. Por, le ta din ai dhe të gjithë edhe Serbia, që kurrë nuk do të kthehet në Kosovë”, ka thënë Veseli në konferencën e mbajtur për media.

Gazeta Sinjali mbrëmë ekskluzivisht raportoi se me vendim të Serbisë, Komunat e Mitrovicës Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi./Gazeta Sinjali/