image Veseli kërkon hetim për vdekjen e dy minatorëve

Siguri

Veseli kërkon hetim për vdekjen e dy minatorëve

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vdekjes së dy minatorëve sot në minierën e Novobërdës, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, Veseli ka kërkuar hetim dhe sqarim të rrethanave të vdekjes së tyre.

“Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmëve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje.hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”, ka shkruar i pari i pozitës në Facebook./Gazeta Sinjali/