Kryetari i PDK-së, njëherit mandatar për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli i ka “shpallur” luftë korrupsionit e nepotizmit. Ai po zotohet se në të ardhmen do t’i luftojë këto dy dukuri, për të cilat vazhdimisht bëjnë thirrje ndërkombëtarët. Por, Sinjali posedon fakte se si shoqja e ngushtë e bashkëshortes së Veselit, Violetës, Naxha Zejnullahu-Shala, u bë menaxhere e marketingut në Postën e Kosovës, madje edhe pa konkurs thonë burimet e Sinjalit.
Edhe pse në krizë të thellë, në Postën e Kosovës vazhdojnë të punësohen njerëz me dhe pa kritere. Se në institucionet e rëndësishme të Kosovës, punësohen njerëz të afërt me pushtetarët, vërtetohet edhe nga publikimi i aferës “Pronto”. Kjo dëshmon se si caktohen nëpër pozita shtetërore familjarët dhe të njohurit e figurave të njohura të Partisë Demokratike të Kosovës edhe pa “kunkuruar” fare.
Kjo është shoqja e Violeta Veselit, Naxha, e punësuar në Postë.
Lidhur me punësimin e saj, Sinjali ka dërguar pyetje edhe te ish- drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, por deri në këtë moment nuk ka marrë përgjigje. (Naxha ishte punësuar në Postë gjatë kohës sa Hoxha ishte drejtor)
Shumë shpejt Sinjali do t’i publikojë edhe punësimet tjera me të “njofshëm” në institucione edhe më të larta se kjo në Postën e Kosovës, që lidhen direkt me figurën e Kadri Veselit.