image Veseli: DokuFest-ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë

Film

Veseli: DokuFest-ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë

news image

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka thënë se festivali “DokuFest” është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovës.

I pari i Kuvendit ka zgjedhur që përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Facebook të tregojë që ky festival është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor.

Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës.”, ka shkruar Veseli.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1321855254656344/?type=3&theater

Edicioni i 18-të i “DokuFest” ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 10 gusht. Në këtë edicion para publiku do të shfaqen 282 filma si dhe do të ketë muzikë, e panele të ndryshme në të cilat do të trajtohen tema që synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës./Sinjali/