Hongqi vitin e kaluar prezantoi modelin më prestigjioz, i cili tërheq vëmendjen me pamjen e tij, luksin, por edhe çmimin.
Kanali YouTube i Wheelsboy sjell një përmbledhje të hollësishme të limuzinës kineze.
Makina Hongqi H9 shpesh nga disa shihet si S-Class në edicionin Maybach për shkak të ngjyrës dhe disa e shohin si Rolls-Royce.
Dhe në të dy krahasimet duket se është e saktë. Sepse, Giles Taylor, ish-shefi i dizajnit në Rolls-Royce, ka punuar për Hongqi që nga viti 2018.
Derisa paraardhësit e tij kishin probleme me ndërtimin, ky model lë përshtypjen e një makine komplekse me cilësi të mirë.
Kjo makinë kushton rreth 45,000 dollarë në Kinë, që është rreth një e treta e çmimit të modeleve luksoze.
Dhe oferta përfshin motor 2.0 turbo benzinë me mbi 250 kuaj fuqi në versionin bazë të kombinuar me një transmetim me 7 shpejtësi.