image Vërshojnë reagimet ndaj Bislimit për "hapjen e arkivave të UÇK-së"

Politikë

Vërshojnë reagimet ndaj Bislimit për “hapjen e arkivave të UÇK-së”

news image

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se hapja e arkivave të UÇK-së në këmbim të hapjes së atyre të Serbisë është në favor të Kosovës, ka ngjallur shumë reagime nga partitë opozitare, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri ndër ta është edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka reaguar përmes një postimi në Facebook zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se hapja e arkivave të UÇK-së në këmbim të hapjes së atyre të Serbisë është në favor të Kosovës.

 “E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”, ka shkruar Krasniqi.

Reagime të shumta për deklaratën e Bislimit pati edhe nga përfaqësues të tjerë si: Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” Petar Petkoviç. /GazetaSinjali/