image Hoxhaj-Bislimit: Kjo është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe

Politikë

Hoxhaj-Bislimit: Kjo është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe

news image

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ku tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë edhe UÇK-në, ka reaguar ashpër ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

 Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se as në ëndërrën e tij më të keqe nuk ka menduar se do ta përjetojë ditën kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantazmat serbe.

As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!“, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.“, ka shtuar tutje ai. /GazetaSinjali/