Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme kanë bërë që të ketë vërshime në pothuajse tërë vendin.
Rajoni i Dukagjinit ishte më i prekur nga këto reshje, ku vende-vende pati edhe përmbytje.
Te restoranti “Guri i Zi”, shihet se niveli i reshjeve ka qenë aq i madh që ka bërë të krijohet një “det” në këtë pjesë, duke e mbuluar pothuajse restorantin.
Akoma nuk dihet se sa është dëmi material në këtë zonë.