Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë vende të Kosovës, kësaj radhe duke përfshirë edhe qytetin e Pejës.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje, ku shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar bllokimin e shume rrugëve.
Nga pamjet shihet se rruga në këtë pjesë të qytetit të Pejës, është kapluar nga uji, kështu që duke krijuar vështirësi në lëvizje.