image 70-vjeçari në Prishtinë që dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, ne Polici u dorëzua dy orë e gjysmë më vonë

Siguri

70-vjeçari në Prishtinë që dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, ne Polici u dorëzua dy orë e gjysmë më vonë

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në familjen Godeni në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë. Kryefamiljari, Izet Godeni, dyshohet se në mënyrë makabre ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, 63-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima, Sadije Godeni ishte gjetur e vdekur, pasi vetë i dyshuari njoftoi Policinë për aktin makabër që kishte kryer.

Godeni dyshohet se vrasjen e rëndë ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale.

Akti makabër dyshohet të jetë kryerrreth orës 02:00 të mëngjesit ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i të ndjerës, Izet Godeni ishte vetëdorëzuar dy orë e gjysmë më vonë në Polici.

Me urdhër të prokurorit, 70-vjeçari është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, ndërsa trupi i pajetë i Sadijes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/