image Vërshime edhe në qytetin e Pejës, uji arrin te pragu i shtëpisë (VIDEO)

Sinjalizime

Vërshime edhe në qytetin e Pejës, uji arrin te pragu i shtëpisë (VIDEO)

news image

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë vende të Kosovës, kësaj radhe duke përfshirë edhe qytetin e Pejës.

Sinjalizuesit nga qyteti i Pejës kanë dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar bllokimin e shumë rrugëve.

Nga pamjet shihet se oborret e disa shtëpive në rrugën “Azem Jakup Lukaj” janë kapluar nga uji, duke depërtuar edhe deri te pragu i shtëpive.

/GazetaSinjali/