image Vërshime edhe në qytetin e Deçanit, lumi "Bistrica" del nga shtrati

Sociale

Vërshime edhe në qytetin e Deçanit, lumi “Bistrica” del nga shtrati

news image

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë vende të Kosovës, kësaj radhe duke përfshirë edhe komunën e Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Banorët e Deçanit po përballen me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin tonë, ku hapësira të mëdha janë vërshuar.

Në një video që është publikuar në Facebook, shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar që lumi Bistrica në Deçan të dalë nga shtrati.

https://www.facebook.com/imermushkolajofficial/posts/pfbid0381K4J8EDGUrFBdYDc2HxBUTZDdqtMKBpLWw91geMY44Bk8PSKSd3C9ToZ7qM7HkEl

/GazetaSinjali/