image Veriu i Kosovës mbushet me grafite pro-ruse

Kosovë

Veriu i Kosovës mbushet me grafite pro-ruse

news image

Ndërkohë që kemi hyrë në ditën e 17-të të pushtimit rus në Ukrainë, në komunat veriore disa qytatarë gjejnë kohë për mbishkrime të cilat shfaqin përkrahjen ndaj rusëve në të bëmat e tyre në Ukrainë.

Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë. Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi.

Sipas KosovaPress këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”.

Presidenti serb Vuçiq është duke u munduar që të tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat është duke u përballur duke u munduar që të zhvendos vëmendjen rreth temës së Kosovës. Ai përmes Listës “Srpska” është duke u munduar që te fitojë vota nga temat nacionaliste dhe elementet pro ruse në shoqërinë serbe.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë është duke vazhduar, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia nuk ka ndaluar as transmetimin e mediave shtetërore ruse, të cilat janë cilësuar si transmetues të propagandës ruse. Ndërsa që mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në mbështetje të Rusisë.

Në Beograd janë mbajtur protesta në mbështetje të agresionit rus dhe janë shfaqur murale të Putinit, ndërkohë që kompania ajrore “Air Serbia” gjithashtu së fundi është kritikuar edhe për rritje të numrit te fluturimeve me Rusinë.

/GazetaSinjali/