image Veprimtaritë ilegale në Karaçevë lulëzojnë sërish, Kastrati kërkon ndërhyrje nga organet qendrore

Siguri

Veprimtaritë ilegale në Karaçevë lulëzojnë sërish, Kastrati kërkon ndërhyrje nga organet qendrore

news image

Në Karaçevë dyshohet të kenë nisur sërish lojërat e fatit dhe veprimtaritë e tjera ilegale.

Për këtë rast, ka folur në detaje kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati tha se qytetarët e kanë informuar komunën se në atë zonë sërish ka veprimtari ilegale.

“Kemi informacione prej qytetarëve që ka lojëra të fatit dhe veprimtari ilegale, por komuna nuk ka kompetenca të zhvillojë hetime…Ne si komunë kërkojmë nga organet e nivelit qëndror të ndërhyjnë…Rregullisht jemi në diskutime për çdo gjë që ndodh brenda komunës, kemi kërku për nevojën tonë me ndërhy”, tha Kastrati në T7.

Ai tha se së fundi Inspektorati i Komunës ka vizituar Karaçevën, mirëpo pronari i një objekti në ndërtim ka pohuar se po ndërton një fermë, por e njëjta nuk ka pasur leje dhe i është shqiptuar dënim.

“Inspektorati komunal ka qenë në vizitë dhe aty është paraqit që po synohet të ndërtohet një fermë, që s’ka pas leje, i është dhënë dënim…Ndërsa dje, sipas inspektoratit ajo pjesë ka qenë me shirita, nuk sëhtë vazhduar ndërtimi”, shtoi ai.

Kujtojmë se për shkak të veprimtarive ilegale në Karaçevë janë rrënuar disa objekte pa leje dhe janë prangosur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë. /Gazeta Sinjali/