image Kastrati: Qeveria nuk guxon t’iu shpall luftë sindikatave - Sinjali

Kastrati: Qeveria nuk guxon t’iu shpall luftë sindikatave

news image

Së fundmi ka pasur paralajmërime nga sindikatat se do të ketë protesta, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, i cili ka thënë se është e papranueshme si Qeveria sillet ndaj sindikatave.

“Qeveria nuk guxon t’iu shpallë luftë sindikatave. Nëse i dërgon inspektorët në mënyrë të dhunshme mos po gjend diçka në sindikata, nëse deklaron publikisht se duhet ndryshuar krerët te këto sindikata, ai po iu shpall luftë atyre sindikatave”, tha Kastrati.

Kastrati në RTV Dukagjini tha se nuk mendon se është mirë të bëhet një tërheqje tjetër e parave nga Trusti.

“Nëse nuk ka zotim nga Qeveria se do t’i kthejë këto mjete nuk është mirë t’ua marrim të moshuarve këto mjete”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: