image “Veprim revolucionar”/ Puthja e dy burrave në transmetim direkt bëhet virale

Botë

“Veprim revolucionar”/ Puthja e dy burrave në transmetim direkt bëhet virale

news image

Ishte një raportim për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore direkt nga një bar në Pekin i mbushur përplot me fansa të flaktë. Megjithatë, ishin dy burra të cilët dolën para kamerës dhe ndanë një puthje, e cila rrëmbeu storien.

Videoja është bërë virale në Singapor, ku kodi i transmetuesve ndalon përmbajtjen që promovon jetesën e komunitetit LGBTIQ+ dhe ku marrëdhëniet seksuale në mes të burrave janë të ndaluara.

Puthja nuk është në raportet që publikohen nga Channel News Asia në platformën e saj. Por, në TikTok, videoja është parë më shumë se 825 mijë herë.

“Ky është një akt i revolucionit”, shkroi një përdorues, raporton Guardian.

Kina ka dekriminalizuar marrëdhëniet seksuale të së njëjtës gjini më 1997, por martesa e gjinisë së njëjtë nuk është ligjore atje dhe komuniteti LGBTQ+ vazhdon të përballet me diskriminim./GazetaSinjali/

@starrie7777 they can’t censor the ending pose ????????️‍????????️‍⚧️????#singapore #channelnewsasia #cna #lgbt #lgbtq #gay #gaykiss #slay #beijing2022 #winterolympics ♬ Unstoppable – Sia