Venecia po përgatitet për ndonjë vërshim tjetër të mundshëm që mund të kaplojë sot qytetin.
Autoritetet kanë parashikuar thellësi prej 1.6 metrash të ujit që pritet të ndodhë.
Këto vërshime vijnë disa ditë pas rritjes së nivelit prej 1.87 metra të ujit të martën dhe 1.54 të premten që konsiderohet si më e keqja në 53 vjetët e fundit.
Teksa kryetari i qytetit Luigi Brugnaro, ka shpallur gjendje emergjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara.
Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.