image Aksident tragjik në Venecia, autobusi bie nga mbikalimi dhe merr flakë - së paku 20 të vdekur

Evropë

Aksident tragjik në Venecia, autobusi bie nga mbikalimi dhe merr flakë – së paku 20 të vdekur

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mestre, në provincën e Venecias në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një autobus Actv ra nga mbikalimi Vempa duke përfunduar në shinën hekurudhore që shkon përgjatë rrugës.

Bilanci paraprak flet për 20 viktima dhe 40 të plagosur, por nuk është ende e mundur të përcaktohet me siguri numri i viktimave.

Menjëherë pas përplasjes, autobusi me lëndë djegëse metani ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit së bashku me 118 mjekë dhe policinë.

Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, as nëse ka të bëjë me autobus turistik apo publik.  

Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.

/GazetaSinjali/