Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se ka pranuar disa informata shqetësuese se është shtuar numri i antenave dhe operimeve të paautorizuara nga operatorët e telefonisë mobile në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës.
I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se do të diskutojë me ministrin përkatës dhe sipas tij, “ligjshmëria duhet të jetë e njëjtë në të gjithë territorin e Kosovës.
“Ne do të diskutojmë me ministrin përkatës, në mënyrë që ligjshmëria të jetë e njëjtë në të gjitha pjesët, nuk mund ta ndajmë ligjshmërinë në bazë të territorit”, tha ai në një konferencë për media, në të cilën ka dalë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin./GazetaSinjali/