Dy skuadrat e dikurshme të Superligës, Dukagjini dhe Flamurtari, do të përballen në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë për të luftuar për një vend, që dërgon në barazh të Superligës, transmeton Sinjali Sport.
Dukagjini përfundoi i dyti në Ligën e Parë A të Kosovës, ndërsa Flamurtari i dyti në Ligën e Parë B të Kosovës.
Skuadrat në fjalë takohen një javë më vonë, më 22 maj.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të përballet më 29 maj në Fadil Vokrri me pozitën e tetë të Superligës për një vend në elitën e futbollit kosovar për stinorin 2021/22. /Gazeta Sinjali Sporti/