image Superliga e Kosovës, Ballkani mund ta bëj hapin e madh për titull – ‘Toki’ bën debutimin me Feronikelin - Sinjali

Futboll/ Superliga e Kosovës, Ballkani mund ta bëj hapin e madh për titull – ‘Toki’ bën debutimin me Feronikelin

news image

Gjatë ditës së sotshme, nga ora 14:00, do të zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.

Vëmendja është në kryeqytet ku Flamurtari e pret liderin, Ballkanin, transmeton Gazeta Sinjali.

Me një fitore të mundshme, ekipi i Suharekës do të shkëputej prej 4 pikëve nga vendi i dytë. Ata kanë 44 pikë për momentin, një më shumë se Drita në pozitën e dytë.

Flamurtarit i duhet fitorja që të dal nga zona e ‘kuqe’.  Ata kanë 25 pikë dhe gjenden në pozitën e 10-të.

Sot aventurën me Feronikelin e fillon trajneri i njohur, Afrim Tovërlani. Ekipi i Drenasit e pret Vushtrrinë tashmë gati të dorëzuar.

Feronikelit i duhet fitorja patjetër që të mbaj shpresë për një pozitë që dërgon në garat evropiane.

Dukagjini ka 16 pikë dhe gjendet në pozitën e 11-të. Tashmë ata janë me pak gjasa për të mbijetuar në Superligë.

Sot në Viti do të takohen Dukagjini dhe Drenica.  Këta të fundit duan një fitore që t’i ikin zonës së rrezikshme.

Kurse Dukagjini në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë, shpreson në mrekulli për të mbijetuar në Superligë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin