image Dukagjini përballet me Flamurtarin në kuadër të barazhit për Superligë

Futboll

Dukagjini përballet me Flamurtarin në kuadër të barazhit për Superligë

news image

Dukagjini dhe Flamurtari do të ndeshen në kuadër të barazhit të Ligës së Parë që i mundëson njërës inkuadrimin në Superligë, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligën e Kosovës, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e tetë.

Në rast të fitores ndaj kësaj skuadre, atëherë Dukagjini apo Flamurtari do të luajnë në Superligë në sezonin e ardhshëm. Ulpiana dhe Malisheva kanë siguruar kualifikimin nga Liga e Parë në Superligë pa barazh.

Në anën tjetër, vendi i tetë në Superligë mbahet nga Arbëria, por që ka edhe një ndeshje për tu zhvilluar dhe vetëm një pikë më larg janë Drenica, Feronikeli dhe Llapi të cilat rrezikojnë po ashtu të bien në pozitën e tetë.

Xhiro e fundit e Superligës do të jetë përcaktuese për këto skuadra. /Gazeta Sinjali Sporti/